Varroset 46-vjeçari nga Podujeva që mbeti i vdekur në aksidentin në Kroaci

Aktuale

Varroset 46-vjeçari nga Podujeva që mbeti i vdekur në aksidentin në Kroaci

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 18:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sevdail Rrustemi, 46-vjeçar, nga Pakashtica e Podujevës mbeti i vdekur në aksidentin tragjik që ndodhi ditën e diel në Kroaci.

Bashkë me të ndjerin, në autobus ishin edhe bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, të cilët pësuan lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë edhe mjekësor në shtetin kroat, ka njoftuar vëllai i të ndjerit.

Para pak çastesh mes dhimbjes e lotëve iu dha lamtumira e fundit 46-vjeçarit.

Dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat