Sekretari i Shtetit gjerman jep lajmin e mirë për qytetarët e Kosovës lidhur me vizat

Aktuale

Sekretari i Shtetit gjerman jep lajmin e mirë për qytetarët e Kosovës lidhur me vizat

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 20:00
Miguel Berger sot gjatë një takimi me presidenten Vjosa Osmani

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger sot gjatë një takimi me presidenten Vjosa Osmani ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

Siç thuhet në një komunikatë nga Presidenca e Kosovës, Berger tha se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë vendin tonë në fusha të ndryshme dhe se janë të gatshëm për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimin bilateral mes dy shteteve.

Ai po ashtu e ka vlerësuar pozitive qasjen e institucioneve të Kosovës për të garantuar zhvillim ekonomik dhe përafrim me BE-në.

Ndërsa, presidentja Osmani ka shprehur falënderimin e saj për Gjermaninë për përkrahjen e vazhdueshme që i ka ofruar Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, duke potencuar se ky shtet mbetet një nga partnerët më të besueshëm të vendit tonë.

Osmani ka përmendur procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se janë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe se nuk ka arsye për vonesa. Në këtë kontekst, ajo theksoi nevojën e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet dy shteteve, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, diplomatik e kulturor.

Osmani po ashtu ka theksuar se sundimi i ligjit është parakusht për zhvillim të mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës, dhe e afron vendin tonë më afër Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatë.

Sa i përket procesit të dialogut, Osmani theksoi se prioritet për Republikën e Kosovës duhet të jetë zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë si dhe përmbyllja e procesit me njohje reciproke. Ajo po ashtu potencoi se forcimi i aleancave me shtetet mike është i domosdoshëm për suksesin e vendit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat