“Kosova djep i Serbisë”, këshilltari i Glauk Konjufcës i drejtohet Edi Ramës: Gëzuar!

Aktuale

“Kosova djep i Serbisë”, këshilltari i Glauk Konjufcës i drejtohet Edi Ramës: Gëzuar!

Nga: N.Sh Më: 30 korrik 2021 Në ora: 09:27
Edi Rama

Këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Driton Tali, ka reaguar ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Ramës.

Përmes një postimi në Facebook, Tali thotë se, Rama po bëhet kumar përmes “Open Ballkan”, marrëveshjes së nënshkruar dje në Shkup nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, Zoran Zaevit dhe Edi Ramës.

“Gëzuar” i drejtohet Tali Ramës, duke ia përmendur deklaratat e Serbisë se “Kosova është djep i Serbisë” dhe është e okupuar nga forcat perëndimore.

Postimi i Talit:

Edi gëzuar "Srpski Svet"

Vuçe nëpërmes Dodikut inicion zhbërjen e Bosnjes;

Nëpërmes Kishës dhe minoritit serb e sulmon Malin e Zi;

Njohjen e Kosovës as që e bon llaf sepse është "djepi i Serbisë" përkohësisht i okupuar nga forcat okupuese perëndimore;

Kurse nëpërmes akademikëve dhe Vulinit inicion "Botën Serbe".

Dhe Edvin Kristaq Rama bëhet kumar nëpërmes të "Open Ballkan".

E unukat në "Kosmet" gëzohen!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat