A do të emërohet ministër i Shëndetësisë, flet Haxhi Avdyli

Aktuale

A do të emërohet ministër i Shëndetësisë, flet Haxhi Avdyli

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 16:54
Haxhi Avdyli

Sot në media është raportuar që deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, pritet të emërohet Ministër i Shëndetësisë.

Ndërsa, ministri aktual i këtij dikasteri qeveritar, Arben Vitia, është thënë se së shpejti do ta zyrtarizojë kandidaturën e tij për Kryetar të Prishtinës.

E, në lidhje me këtë media ka kontaktuar me deputetin Avdyli.

I, njëjti as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

E, vetmja përgjigje e tij ka qenë se kjo çështje mbetet të diskutohet.

“Nuk mund të konfirmoj asgjë njëherë. Kjo çështje mbetet të diskutohet por nuk mund të konfirmoj asgjë”, ka thënë ai.

I pyetur se a ka ofertë nga Vetëvendosja për këtë pozitë, Avdyli ka thënë s enuk mund të komentoj asgjë.

“Nuk mundem me komentu, më vjen keç”, ka deklaruar shkurt ai.

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë për kryetarë të komunave.

Ditë më parë, nga kjo parti u bë e ditur se i kanë hapur zgjedhjet e brendshme për anëtarët që duan të kandidojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat