“Shkeli mbi gjakun e 13 mijë viktimave shqiptare me bashkëpunëtorin e Millosheviqit”, reagim ndaj Edi Ramës

Aktuale

“Shkeli mbi gjakun e 13 mijë viktimave shqiptare me bashkëpunëtorin e Millosheviqit”, reagim ndaj Edi Ramës

Nga: A.Zh Më: 2 gusht 2021 Në ora: 20:47
Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev

Opinionisti Adem Bytyçi, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për bashkëpunimin e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Bytyçi, në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se Rama ka shkelur mbi gjakun e mbi 13 mijë viktimave të pafajshme shqiptare nga regjimi gjakatar dhe gjenocidal serb i Sllobodan Millosheviqit.

Ai ka thënë se historia e kombit shqiptar nuk ka pasur një politikan më anti-shqiptar se Rama.

Sipas Bytyçit, sa më shpejt që të largohet Rama nga pushteti, aq më mirë do të jetë për të gjithë shqiptarët.

Reagimi i tij i plotë:

Edi Rama shkeli mbi gjakun e mbi 13 mijë viktimave të pafajshme shqiptare nga regjimi gjakatar dhe gjenocidal serb të Millosheviqit.

Ende pa u terë gjaku i bijave të popullit shqiptar të Kosovës nga krimet makabre të Serbisë fashiste dhe gjenocidale dhe akoma pa kërkuar falje për këto krime bashkëpunëtorët e regjimit vrastarë të Millosheviqit, të cilët sot gjenden në majat më të larta të pushtetit në Serbi, Edi Rama, ia shtriu dorën e miqësisë dhe bashkëpunimit.

Madje, miku më i ngushtë i tij , i cili në regjimin e Millosheviqit, në kohë lufte kur popullata shqiptare civile në Kosovë ndër të cilët gra, pleq e fëmijë masakroheshin në mënyrën më makabre, është Aleksandar Vuqiq, të cilin e përqafon, duke i thënë se e ka edhe vëlla.

Nuk e di a e mban mend historia e kombit shqiptar, përveç Esat Pashë Toptanit, të ketë pasur më anti shqiptar si Edi Kristaq Rama?!

Vërtetë është e pa mundur të imagjinohet që kombi shqiptar të tolerojë në krye të shtetit tij një personalitet politik kaq patogjen, i cili kaq shumë e urren kombin e tij dhe përkrah interesat e armiqve të kombit të vet.

Sa më shpejt shqiptarët ta largojnë këtë debil politik nga udhëheqja e shtetit shqiptar, aq më mirë për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat