Adriatik Kelmendi: Tiranës nuk po i bën më përshtypje se çka mendon Prishtina, faji nuk është ...

Aktuale

Adriatik Kelmendi: Tiranës nuk po i bën më përshtypje se çka mendon Prishtina, faji nuk është ...

Nga: A.ZH Më: 9 gusht 2021 Në ora: 08:52
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, është përfshirë në debatin për ftesën e Bashkisë së Korçës, për këngëtarin Goran Bregoviç.

Ai ka thënë se po huqet tërësisht thelbi i debatit, pasi çështja është se përmes Tiranës nuk po i bën më përshtypje se çka po mendon Prishtina, përcjell Bota sot.

Kelmendi ka thënë se faji se si erdhi deri në këtë pikë nuk është jetim dhe as i njëanshëm.

Reagimi i Kelmendit në Facebook:

Kam përshtypjen se po e huqim tërësisht thelbin e debatit.

Nuk është çështja nëse një këngëtar serb këndon në Korçë, ose nëse Shqipëria bashkohet në një iniciativë rajonale si “Open Balkans”.

Çështja është se përse Tiranës nuk po i bën më përshtypje se çka po mendon Prishtina!

Se si u dergjëm në këtë stad duhet t’ia vëjmë gishtin kokës dhe të fiqirojmë gjatë si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë.

Faji s’besoj se është as jetim e as i njëanshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat