Ia shuajti shpresat për pushtet, Hasani tregon si u sulmua nga Haradinaj

Aktuale

Ia shuajti shpresat për pushtet, Hasani tregon si u sulmua nga Haradinaj

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 22:45
Enver Hasani

Enver Hasani ka folur për momentet më të rënda që i ka përjetuar si kryetar i Gjykatës Kushtetuese.  Hasani, në një rrëfim për Pressing, ka thënë se aktgjykimi i vitit 2014, që ia kishte shuar shpresat VLAN-it për të ardhur në pushtet, kishte qenë një moment i rëndë për të.

Pas atij aktgjykimi, kishin nisur sulmet nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili, sipas tij, deri në atë kohë, ishte mik i tij i ngushtë. 

“VLAN-i ka qenë momenti më i vështirë. Nisi sulmi prej Ramushit, me të cilin kisha hagër e kisha pa ma shumë se me vllazën t’mi.  Unë me të kam qenë i afërt, masandej filluan kërcënimet anonime”, ka thënë Hasani.

Ish-kryetari i Kushtetueses ka akuzuar drejtpërdrejtë Haradinajn për publikimin e një videoje, ku një vajzë anonime akuzonte Hasanin për përdhunimin e një studenteje me metoda kushtëzimi.

“Përveç asaj videos së fëlliqët, të ulët, që e bëri Ramushi, ngjashëm ka pasur edhe më herët në atë periudhë”, ka thënë ai.

Sipas Hasanit, ai kishte armiq të shumtë edhe brenda gjykatës, të cilët i jepnin informacione disa mediave të caktuara.

“Kolegët brenda Gjykatës Kushtetuese u jepnin informata tinëz disa mediave dhe një pjesë e njerëzve që atëherë më vardiseshin, d.m.th. shikonin çfarë po flas unë, deri kur e kuptova. Pasi e kuptova, iu lëshoja informata të tjera dhe ata dilnin masandej”, ka rrëfyer ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat