Hasani zbulon ofertën e PDK-së: Donin të më hasmëronin me kolegët

Aktuale

Hasani zbulon ofertën e PDK-së: Donin të më hasmëronin me kolegët

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 23:02
Enver Hasani

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka treguar se si zyrtarë të PDK-së i kishin bërë ofertë që ta zinte pozitën e kryeprokurorit. Në një rrëfim për Pressing, Hasani ka thënë se pas  kësaj oferte kishte një prapavijë.

“Më erdh Ismet Kabashi, tha kam mesazh kam prej funksionarëve të PDK-së të drejtësisë për me u bë (krye)prokuror”, tha Hasani.

Sipas tij, i tërë qëllimi i PDK-së ishte që ta hasmëronin me kolegët e tij, përfshirë kryeprokurorin aktual, Aleksandër Lumezi.

“I thashë Ismet, pse duhet një ish-kryetar gjykate me u bë prokuror. I thashë bindu, që e kanë me më hasmu me këta Lumezat. E arritën, u krijua atmosfera që  Enveri do me u bë kryeprokuror”, tha ai.

Hasani ka treguar edhe se si kolegët e tij të fakultetit përpiqeshin që pozitën e kryeprokurorit ta merrte Lumezi. Madje, tregon, se si njëri prej tyre kishte rënë në një lumë afër  vilës së ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

“Kolegët e fakultetit ia kanë dërgu Hashimit… më vjen keq ai është në Hagë dhe me qenë në gjak ia fali. Ka ra në lumë ai kolegu të vila e Hashimit, duke ia dërgu njoftimin për Lumezin”, rrëfeu ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat