Miftaraj: Lajm i jashtëzakonshëm, qeveria Kurti sot mori vendimin më të mirë që nga formimi i saj

Aktuale

Miftaraj: Lajm i jashtëzakonshëm, qeveria Kurti sot mori vendimin më të mirë që nga formimi i saj

Nga: A.Zh Më: 11 gusht 2021 Në ora: 13:34
Ehat Miftaraj

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar Strategjinë për Sektorin e Sundimit të Ligjit.

Miratimin e kësaj Strategjie, e ka quajtur “të jashtëzakonshëm” Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ky është vendimi më i mirë dhe më përmbajtjesor që ka marr qeveria Kurti që nga formimi i saj.

Postimi i Miftarajt në Facebook:

Vendimi më i mirë dhe më përmbajtjesor që ka marr qeveria Kurti që nga formimi i saj është miratimi i Strategjisë për Sektorin e Sundimit të Ligjit.

Vetëm vullneti politik, koordinimi dhe bashkëpunimi institucional në zbatimin e kësaj Strategjie, mund të bëjë ndryshimin, mund të kthejë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, mund të kemi gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm dhe mund të kemi shprese se do të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Lajm i jashtëzakonshëm. Sot me këtë vendim duhet të jenë krenarë të gjithë ministrat e drejtësisë që kanë punuar në këtë Strategji në pesë vitet e fundit, ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë, partnerët ndërkombëtarë që kanë ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë, si US Embassy, EU office, UK Embassy, USAID, shoqëria civile, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat