Zaimi i VV-së thotë se Vuçiq qe 20 vite s’ka shkuar në deti, ja pse e përmend Edi Ramën dhe Baton Haxhiun

Aktuale

Zaimi i VV-së thotë se Vuçiq qe 20 vite s’ka shkuar në deti, ja pse e përmend Edi Ramën dhe Baton Haxhiun

Nga: A.Zh Më: 12 gusht 2021 Në ora: 18:09
Arbër Zaimi

Mediat në Serbi, sot kanë raportuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk ka shkuar në pushime në deti qe 10 vjet.

Sipas tyre, ai po punon për të ndërtuar Serbinë.

Për lajmin ka reaguar Arbër Zaimi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell Bota sot.

Ai ka ironizuar duke thënë se duhet vlerësuar si gjest human “përpjekja e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut” për t’i siguruar atij dalje në det.

“Ky ka 10 vjet pa shkuar në plazh, prandaj përpjekja e Ramës dhe e Batonit për t’i siguruar dalje në det duhet vlerësuar si gjest human”, ka shkruar Zaimi në një postim në Facebook./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat