Kjo është historia e 24-vjeçarit shqiptar që u maltretua dhe u vra nga “Tigrat e Arkanit”

Aktuale

Kjo është historia e 24-vjeçarit shqiptar që u maltretua dhe u vra nga “Tigrat e Arkanit”

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 11:29
Hajrush Ziberi

Në këtë fotografi Hajrush Ziberi lutet për jetën e tij, pasi ai kapet nga kriminelët serbë në Bosnjë në vitin 1991.

Ai turtorohet dhe me pas vritet nga “Tigrat e Arkanit”

Ron Havivi është autori i fotografive në të cilat shihet pak para vrasjes Hajrush Ziberi, shqiptari nga Maqedonia që jetonte në Bijelinë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai u vra nga “Tigrat e Akranit” në moshën 24 vjeçare.

Hajrushi ishte nga fshati Laskarcë afër Shkupit, kurse në Bijelinë punonte si kamerier.

Image

Bashkë më të atë ditë të kobshme u vranë edhe dy miqtë e tij, Abdurrahami dhe Bejtullahu.

Tre muaj para së të vritej nga kriminelët e Arkanit, Hajrushi ishte martuar me Hikemtën.

Atë mëngjes, si përherë, ai ishte nisur për në punë, mirëpo nuk arriti atje.

U gjet në Savë, më 4 maj të vitit 1992. U varros si N.N. (No name).

Me analizat e ADN-së u identifikua në Visoko, ku me pas eshtrat u varrosën në Maqedoni më 19 shtator të vitit 2004.

Ekzistojnë dy fotografi të Hajrushit në momentin kur “Tigrat e Arkanit” e keqtrajtojnë atë në Bijelinë.

Njëra është e agjensisë amerikane të lajmeve, Associated Press, kurse tjetra ku “Tigrat…” i japin ujë është bërë nga Ron Haviv.

“E kam takuar në xhaminë e Bijelinës. Tigrat ma treguan, më thanë si ishte shqiptar i Kosovës dhe ma treguan letërnjoftimin e tij. Pasi i vranë katër civilë, nga xhamia e nxorën Hajrushin dhe e dërguan drejt selisë së tyre. ‘Tigrat e Arkanit’ e përplasen për tokë dhe në atë moment unë e fotografova. I ngriti duart duke me shikuar dhe duke kërkuar ndihmë. Ushtarët mbanin në duar pistoleta, duke thënë se ishin të Hajrushit dhe se për këtë po e arrestonin”, ka treguar Haviv vite më vonë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat