VV mblidhet për të votuar kryetarin dhe asambleistët për kryeqytetin

Aktuale

VV mblidhet për të votuar kryetarin dhe asambleistët për kryeqytetin

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 21:36
Mefail Bajçinovci

Është mbledhur dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ku po diskutohet e votohet kryetari dhe asambleistët për kryeqytetin.

Aktualisht i vetmi kandidat në garën e brendshme është Arben Vitia, por ende nuk ka diçka zyrtare.

Votimin në këtë degë e ka konfirmuar edhe Mefail Bajçinovci.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një fotografi ku shihet duke e hedhur votën ne kuti.

"Duke e votuar kryetarin e ardhshëm të Prishtinës dhe asambleistët e LVV-së", ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat