LDK e shqetësuar: Personi kyç i shëndetësisë do fokusohet në fushatë zgjedhore

Aktuale

LDK e shqetësuar: Personi kyç i shëndetësisë do fokusohet në fushatë zgjedhore

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 14:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Lidhja Demokratike e Kosovës menaxhimin me pandeminë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës po e vlerëson të dobët. Madje, shqetësues po e konsideron dhe faktin e kandidati të ministritë të Shëndetësisë, Arben Vitia për kryetar të komunës së Prishtinës, ndonëse ende Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka bërë zyrtare kandidimin e tij.

Këto qëndrime i ka shprehur në një konferencë për medie nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, e cila thotë se kjo qeveri krahas keqmenaxhimit të pandemisë në këtë pikë kritike në të cilën ndodhet Kosova për shkak të rasteve rekorde me koronavirus, personi kyç i shëndetësisë do fokusohet në fushatë zgjedhore e jo në trajtim të pandemisë.

“Pritjet më të mëdha në këtë kohë të pandemisë janë pikërisht nga MSH të cilën e kryeson ministri Vitia i cili tashmë zyrtarisht sipas informatave do jetë edhe kandidati Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prishtinës. Prandaj, pavarësisht këtyre keqmenaxhimeve që i përmendën në një moment të tillë personi kyç në këtë ministri duhet të jetë pjesë e fushatës për zgjedhjet lokale dhe varësisht nga rezultati dhe t’i përkushtohet funksionit tjetër nëse merr do marr funksion. Prandaj është tejet shqetësuese dhe ne shpresojmë që nuk do ketë një përshkallëzim të situatës sepse kemi rritje jashtëzakonisht të madhe të përqindjes së qytetarëve të infektuar të qytetarëve, por natyrisht këto vendime I merr Lëvizja Vetëvendosje ne shpresojmë si LDK që shëndeti i qytetarëve do jetë parësor dhe ai do ruhet edhe si gjatë fushatës po ashtu edhe gjatë gjithë kohës deri te shohim që rreziku nga pandemia do zbehet”, u shpreh Mjekiqi.

Nënkryetarja Mjekiqi tha se deri tani Qeveria e Kosovës ka vaksinuar vetëm 10 % të popullatës kundër COVID-19, derisa vendimet e marra anti-COVID i konsideron të vonuara.

“Qeveria e Kosovës deri më sot ka vaksinuar vetëm 10 përqind të popullatës, pra ky është numri i popullatës që ka marrë dy dozat e vaksinës këto të dhëna janë tejet të ulëta në krahasim me vendet e rajonit e mos të flasim edhe për vendet tjera. Kemi para që Qeveria para pak ditësh ka marrë vendimin për masa shtesë disa të cilat kanë filluar të zbatohen disa prej të cilave do aplikohen nga e hëna, por përveçse këto masa janë të vonuara për shkak të përhapjes së variantit ‘Delta’ Qeveria nuk ka një plan të mirëfilltë për vaksinimin e pjesës së mbetur e që fakt është shumica dërrmuese e qytetarëve të Kosovës”, theksoi ajo.

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga LDK dhe mjeku Armend Agolli e quan mospërgjegjësi që në këtë kohë pandemie dikasteri i shëndetësisë po mbetet e vetme.

“Kjo jo që është shqetësuese por është shumë shqetësuese të paktën të kishin lënë një ekip që mundet me menaxhua dhe me shkua prapë mundet njeriu me arsyetuar, por zaten është keq dhe po e lë në këtë situatë dhe po shkon e po kandidohet për kryetar të komunës së Prishtinës, kjo është një mospërgjegjësi si ndaj ministritë që ka dhënë fjalë që do e luftoj këtë, si ndaj Lëvizjes Vetëvendosje që ka marr mbi 50 përqind të votave”, u shpreh ai.

Kurse, Izet Sadiku, koordinatori i departamentit për shëndetësi në LDK, Izet Sadiku theksoi se situata pandemike në Kosovës është rënduar mjaftë. Prandaj kërkoi vaksinim masiv e fushatë sensibilizuese.

“Vaksina për këtë valë nuk mund të na ndihmoj prandaj ne do duhej të aplikojmë masa anti-epidemike që janë mbajtja e maskës, distancës dhe higjienës personale dhe njëkohësisht me rrit vaksinimin për arsye se duke zvogëluar rastet me COVID-19 ne krijojmë hapësirë për vaksinim. Do duhej me pas vaksinim masiv ky vaksinim do duhej me u dezentralizuar mos me pas më aplikime online por të gjitha QKMF-të me i angazhuar dhe njerëzit me pas qasje të lirë në vaksinim me shkua me një mjet identifikimi me dhe u vetëdijesuar....Pastaj fushatë sensibilizuese për vaksinim ne do duhej me vazhduar fushatën sepse jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën ka një grup i qytetarëve që janë kundër vaksinimit”, theksoi Sadiku.

Në vetëm 24 orët e fundit pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 1 mijë e 128 persona, ndërsa 3 persona kanë humbur betejën me këtë virus. Ndërsa, vetëm dje janë vaksinuar kundër COVID-19 mbi 19 mijë qytetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat