Flutura Kusari jep lajmin e tmerrshëm: Dy familjarë të saj, edhe pse kanë marrë dy doza të vaksinës janë infektuar me Covid19-Delta

Aktuale

Flutura Kusari jep lajmin e tmerrshëm: Dy familjarë të saj, edhe pse kanë marrë dy doza të vaksinës janë infektuar me Covid19-Delta

Nga: N.Sh Më: 14 gusht 2021 Në ora: 15:48
Flutura Kusari

Flutura Kusari, Eksperte e të drejtës së medieve, ka alarmuar me një postim të saj në facebook.

Ajo ka treguar se dy familjarë të saj edhe pse ishin vaksinuar me dy doza të vaksinës, përsëri janë infektuar me Covid-19 variantin e ri Delta.

Ajo kërkon nga qytetarët që të kenë shumë kujdes dhe të vaksinohen, pasi që, të vaksinuarit e kalojnë shumë më lehtë covidin.

Postimi i plotë:

U shqetësova jashtëzakonisht shumë kur dëgjova që dy familjarë të mi, të cilat janë vaksinuar me dy doza në janar dhe mars, janë infektuar me Covid19-Delta. Të dytë janë duke u trajtuar në kushte shtëpie. Ndonëse nuk po ua përmendi emrat, i pyeta para se të shkruaj.

E mbusha çantën me maska, më vonë po planifikoj me dalë me ble dorëza dhe alkool. Dorën nuk do t'ia zgjas askujt ma dhe e alarmova komplet familjen time të vaksinuar që të shtojnë kujdesin.

Ju që kur ta lexoni këtë status keni me thënë 'a pe sheh, edhe me vaksinë infektohesh' ta dini që gabim e keni. Të vaksinuarit që po infektohen janë duke e kalu virusin shumë më lehtë. Prandaj ia vlen vaksinimi.

Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mos i besoni teoritë konspirative ose miqtë, ilaket apo edhe doktorat/infermeriët e këqinjë që ju udhëzojnë kundër vaksinimit. Vaksionohuni sa më shpejtë që keni mundësi.

Ju që jeni vaksinu, bravo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat