Ramush Haradinaj: Kosova të jetë vullnetare në strehimin e afganëve

Aktuale

Ramush Haradinaj: Kosova të jetë vullnetare në strehimin e afganëve

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 10:53
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkrahur kërkesën për strehimin e afganëve në Kosovë.

Këto ditë është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga shtetet mike që të strehojnë afganë, që po ikin nga terrori i talebanëve.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi se Shqipëria i përgjigjet pozitivisht kërkesës së SHBA-së, ndërsa kërkoi që një gjë të tillë ta bëjë edhe Kosova, në rast se i kërkohet.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se Kosova duhet të jetë vullnetare në strehimin e afganëve dhe të qëndrojë pranë SHBA-së, ashtu siç ishin ata pranë Kosovës.

Postimi i plotë:.

“Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria!
RH”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat