Reagon Bledi Fevziu: Ja pse duhet të mirëpriten pa hezitim refugjatët afganë

Aktuale

Reagon Bledi Fevziu: Ja pse duhet të mirëpriten pa hezitim refugjatët afganë

Nga: M.L. Më: 15 gusht 2021 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Gazetari Bledi Fefziu ka komentuar debatin lidhur me ardhjen ne Shqipëri të një kontigjenti afganesh që kërcenohen nga regjimi i talebanëve që sot hyri në Kabul.

Ai tha se Shqipëria e ka detyrim nga historia e saj mikëpritjen e afganëve apo çdo kombësie tjetër të kërcënuar.

“U befasova akoma me shume nga fakti qe klasa politike shqiptare justifikohet me idene se kete e ka kerkuar NATO dhe SHBA; apo qe rrjetet sociale po mbushen me foto denigruese te talbaneve me kallashnikove ne dore. Personalisht, une besoj se Shqiperia e ka detyrim jo nga NATO, jo nga SHBA, por nga historia e saj mikepritjen e afganeve apo cdo kombesie tjeter te kercenuar. Me emigracionin ne jemi nje komb ne borxh dhe kemi pjesen tone te borxhit per te shlyer”, u shpreh Fevziu.

Ai tha se afganët duhet pritur nga Shqipëria e cila e ka vuajtur regjimin komunist.

“Ne duhet ti presim afganet e kercenuar sepse duke vuajtur nen nje regjim nder me kriminalet ne bote, sic ishte ai komunist, e dime shume mire se cila eshte e ardhmja e tyre nese mbeten aty. Ata jane elita e sotme e Kabulit. Ne e kemi me te qarte se kushdo fundin e atyre pak njerezve te shkolluar e te emancipuar, qe ngjan me fatin e shume intelektualeve ne vitin 1945 e deri ne 1990 ne Shqiperi”, potencoi Fevziu.

Po ashtu ai përmendi faktin se perëndimi ka strehuar me vite emigrantë politikë shqiptarë dhe ky është një detyrim i gjithë vendeve demokrartike të civilizuara.

“Ne kemi ende te fresket eksodet e vitit 1990 apo 1991, kur bota na mirepriti me gjithe problemet qe solli ai eksod. Ne kemi qene me shume se kushdo popull ne europe viktima te politikave antiemigrante. Ndaj te perkrahesh sot keto ide ne Shqiperi do te thote te justifikosh racizmin dhe perbuzjen qe kane vuajtur ne 3 dekada emigrantet shqiptare. Se fundmi ne jemi pjese e nje bote te integruar ne te cilen, jep dhe merr. Ideja qe vetem te marrim pa dhene kurre eshte me shume se neveritese”, u shpreh ai.

Gazetari Fevziu kujtoi me këtë rast edhe luftën e Kosovës dhe ekzodin masiv të vitit 1999.

“Su fundmi, c’do kishte ndodhur nese Ne, Maqedonia dhe perendimi sdo kishte hapur dyert per emigrantet shqiptare te Kosoves, por do ti kishte lene ne doren e Milloshevicit. Ndaj, per mua e kedo qe mendon si une, afganet jane te mirepritur, tranzit, ose per tu bere shtetas te ketij vendi sic shume shqiptare jane bere shtetas te vendeve te tjera te botes. Per te gjithe ata qe tallen me fotografite e emigranteve, po ju sjell ne kujtese me keto foto eksodin tani. Secili prej tyre eshte njeri nga ne!”, përfundoi ai.

Postimi i plotë:

">http://

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat