Zemaj: Qendrat e vaksinimit po shndërrohen në shpërndarës të infeksionit

Aktuale

Zemaj: Qendrat e vaksinimit po shndërrohen në shpërndarës të infeksionit

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 14:36
Armend Zemaj

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se qendrat e vaksinimit po shndërrohen në shpërndarës të infeksionit.

Zemaj ka shkruar në Facebook se pamjet nga qendrat e vaksinimit në Prizren e Gjakovë tregojnë “rrugën e infeksionit e jo të parandalimit”.

Postimi i plotë:

Dërgimi në rrugën e infeksionit e jo parandalimit me vaksinë. Çka është ky, menaxhim? JO! Ky është tmerr. Deri sa qendrat e vaksinimit po shndërrohen në shpërndarës të infeksionit, sikurse pamjet e sotme në Prizren e Gjakovë, ku edhe ashtu kemi rritje enorme brenda ditësh të rasteve spitalore e fatkeqësisht edhe numri i vdekjeve po rritet frikshëm.Qeveria Kurti dhe ‘Mindil Vitia’ s’kanë as plan dhe as zgjidhje për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe jetës së tyre. Kjo Qeveri ka hall tjetër, luksin e zyrave të qeverisë, agjendën populliste për vota dhe fushatën zgjedhore. Normal, edhe po bëjnë “praktikë”, me pushtet dhe me shëndet!”

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat