30 të vdekur për dy ditë nga CoVID-19, Adriatik Kelmendi ironizon me “turrin” e IKSHPK-së

Aktuale

30 të vdekur për dy ditë nga CoVID-19, Adriatik Kelmendi ironizon me “turrin” e IKSHPK-së

Nga: M.L. Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:10
Adriatik Kelmendi

Publicisti Adriatik Kelmendi, ka komentuar numrin e madh të rasteve me CoVID-19, duke ironizuar me deklaratat e IKSHP-së se variantit Delta i është ndalur “turri”.

“Delta variantit ia kemi ndalë turrin, u tha të dielën nga IKSHP-ja! Covid-19 menjëherë iu përgjigj me inat - 17 të vdekur dje, 13 sot. Ose rrumbullak - 30 vdekje për 2 ditë!”, u shpreh Kelmendi.

Ai tha se këtu te ne ndodh që institucioni me barrën kryesore për ballafaqim me pandeminë, të lëshojë deklarata të papërgjegjshme, të cilat ndikojnë direkt në relaksim të popullatës dhe rrjedhimisht pasoja më të mëdha.

“Ne për 10 të vdekur në aksident trafiku në Kroaci me të drejtë shpallëm ditë zie. Por për 30 të vdekur, të cilët ndoshta do të jetonin sikur të ishim më të përgjegjshëm si shoqëri dhe të kishim menaxhim më të mirë - sillemi sikur të mos ndodh asgjë”, u shpreh ai.

Kelmendi tha se respektin maksimal e meritojnë këto ditë mjekët dhe infermierët, ndërsa ngushëllimin familjarët.

“Në mëshirë të fatit. E institucioneve dhe "turreve" të tyre po ua lëmë - lojën me fjalë!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat