“Pse s’po e hapë një fabrikë në Kosovë”, Pacolli ia kthen qytetarit

Aktuale

“Pse s’po e hapë një fabrikë në Kosovë”, Pacolli ia kthen qytetarit

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 11:31
Behgjet Pacolli

“Do të isha i lumtur nëse do të isha i sigurt se ajo që kam bërë deri tani, (kur mbushi 70 vjeç) ka qenë e dobishme për komunitetin dhe ka shërbyer si frymëzim për brezat e rinj”, ky ishte mesazhi i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, poshtë një fotografie të cilën e postoi në rrjetin social Facebook.

Postimi i tij mori mbi tre mijë pëlqime dhe më shumë se 300 komente.

Pacolli zgjodhi t’ia kthente një qytetari komentin pasi ai e pyeti se ‘pse nuk po e hapë një fabrikë në Kosovë për të punësuar njerëz”.

Kreu i AKR-së, i tha se punëson pesë mijë njerëz në Kosovë dhe më shumë se tetë mijë të tjerë jashtë Kosovës.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat