LDK kërkon të rikthehen nga pushimi deputetët për seanca për shkak të gjendjes me Covid

Aktuale

LDK kërkon të rikthehen nga pushimi deputetët për seanca për shkak të gjendjes me Covid

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike  e Kosovës është duke kërkuar që deputetët të rikthehen nga pushimet pasi gjendja me koronavirus është përkeqësuar javëve të fundit në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo parti është e gatshme për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me situatën pandemike.

“Grupi Parlamentar i LDK-së, shpreh gatishmërinë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pas gjendjes së re të krijuar si pasojë e shpërthimit të valës së re të pandemisë dhe abstenimit të Qeverisë karshi saj.

Numri rekord i rasteve të vdekjes dhe i atyre të infektuar, sasia e vaksinave në dispozicion dhe procesi i organizimit të vaksinimit të qytetarëve, si dhe situata e rënduar në sistemin shëndetësor, janë vetëm disa nga temat e domosdoshme për diskutim të menjëhershëm nga përfaqësuesit e popullit në Kuvend”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat