IKSHPK i propozon Arben Vitisë dhënien e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID-19

Aktuale

IKSHPK i propozon Arben Vitisë dhënien e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID-19

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia para mediave ka bërë të ditur sot se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka propozuar që të ketë në konsideratë edhe dhënien e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID.

Vitia ka thënë se kanë filluar negocimin me kompanitë prodhuese për sigurimin e 1 milion vaksinave shtesë për këtë gjë për vitin e ardhshëm.

“Do të kemi në konsideratë edhe administrimin e dozës së tretë sipas rekomandimeve të fundit që na kanë ardh nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, kurdo që shihet kjo e domosdoshme, sidomos kjo vlen për grupet më të ndjeshme të popullatës.

Grupi negociues në Ministrinë e Shëndetësisë ka filluar negocimin me kompanitë prodhuese për sigurimin edhe të 1 milion vaksinave tjera për këtë gjë për vitin tjetër”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat