Masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga 13 shtatori

Aktuale

Masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga 13 shtatori

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 08:09
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka diskutuar me kryetarët e komunave për masat e reja që pritet të merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria e Kosovës pritet të marrë masa të reja ndaj pandemisë që do të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator.

Sipas një komunikate të Asociacionit të Komunave të Kosovës ministria Vitia ka thënë se masat që pritet të merren janë këto:

Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën fizike 1.5 metra.

Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

Gastronomia vazhdon të punojë deri në ora 21:30 vetëm në hapësira të jashtme.

Në pikat kufitare nga 13 shtatori personat mbi moshën 16-vjeç janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit.

Qendrat dhe institucionet e kulturës pezullojnë aktivitetet deri më 26 shtator.

Situata epidemiologjike në Kosovë është përkeqësuar që nga fundi i muajit korrik dhe fillimi i gushtit. Në Kosovë të premten janë regjistruar edhe 30 viktimanga koronavirusi.

Më 30 gusht Qeveria e Kosovës fuqizoi masat kundër pandemisë, duke përfshirë edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten se numri i vaksinave të dhëna në Kosovë ka arritur në një milion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat