Krasniqi thotë se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve

Aktuale

Krasniqi thotë se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 19:17
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se beson që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.

Ai ka thënë se të gjithë duhet të kontribuojnë që të përmirësohet gjendja me Covid-19.

Krasniqi ka thënë se krahas shëndetit të qytetarëve duhet të ketë edhe shëndet demokratik, duke shtuar se beson që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.

Ne kemi shprehur qëndrimin tonë, që jemi të gatshëm edhe ta pezullojmë fushatën, që të ketë respektim rigoroz të respektimit të masave, po ashtu kërkova nga Qeveria t’i jep prioritet vaksinimit të personave të përfshirë në KQZ. Nëse do të ketë vaksinim ditor deri në 20.000 vaksina në ditë, ne deri në ditën e zgjedhjeve mund të kemi deri në 800 mijë ta vaksinuar”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat