Berisha: Kancelarja Merkel e hodhi në kosh të plehrave projektin e serbomadhisë/ Ja pse Edi Rama sulmoi dje Albin Kurtin

Aktuale

Berisha: Kancelarja Merkel e hodhi në kosh të plehrave projektin e serbomadhisë/ Ja pse Edi Rama sulmoi dje Albin Kurtin

Nga: M.L. Më: 15 shtator 2021 Në ora: 14:52
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, konsideron se dje kryeministri Edi Rama në prani të Kancelares Angela Merkel, shprehu qëndrimin antishqiptar duke sulmuar Kosovën rreth cështjes së “Ballkanit të Hapur”.

Në një postim në facebook ai tha se kancelarja Merkel, që themeloi Procesin e Berlinit deklaroi se ky proces nuk ka zëvendësues.

Argati i Vuçiq apo sherri i neveritshëm i Samitit të Nismës së Berlinit në Tiranë! Miq, dje Argati i shqipfolës i serbomadhit Vuçiq shndërroi samitin e Nismës së Berlinit në Tiranë në një samit sherri dhe platforme sulmi të turpshëm ndaj Kosovës dhe Kryeministrit të saj. Ai shprehu këtë qëndrim antishqiptar në prani të Kancelares Merkel, themeluese e Nismës së Berlinit, e cila jo vetëm nuk shprehu mbështetje për aleancën trilaterale Beograd- Tiranë -Shkup me emrin Ballkani i Hapur, por deklaroi preras se procesi i Berlinit nuk ka zëvendësues duke hedhur kështu në kosh të plehrave projektin e serbomadhisë së Aleksander Vuçiq dhe argatëve të tij Zografi Bis dhe Zaev”, shkruan Berisha.

Sipas tij, ky qëndrim i kancelares Merkel, detyroi argatin e Vuçiqit në Tiranë, Zografin Bis(Edi Ramën) të përdorë konferencën e shtypit me për të sulmuar në emër të padronit Kosovën dhe kryeministrin e saj, si shkakun me kryesor të dështimit të projektit të Serbomadhisë, Ballkani i Hapur.

Kështu dje në samitin e Nismës së Berlinit në Tiranë nuk ishte Brenabiç që sulmoi Kosovën dhe kryeministrin Kurti, por mikpritësi i pështirosur i Samitit argati i presidentit të serbomadhisë antishqiptari Zografi Bis që vazhdoi luftën e ftohtë ndaj tyre edhe gjatë një samiti rajonal me praninë e Kancelarës Merkel dhe kjo vetëm e vetëm se Kosova po mbron me qëndrimin e saj nismën e Berlinit dhe po kundërshton Ballkanin e Hapur, projekt i armikut të kombit shqiptar George Soros për të rivendosur hegjemoninë serbe në rajon, hegjemoni e cila në një të shkuar të afërt iu shkaktoi boshnjakëve, shqiptarëve por edhe kroatëve genocide masakra spastrime masive etnike”, potencoi Berisha.

Ai shton se me qëndrimin e saj Kosova po mbron jo vetëm interesat jetike te saj dhe kombit shqiptar por edhe proceset integruese evropiane në rajon.

“Ajo po kundërshton krijimin e Jugosllavisë se re dhe vendosjen e rajonit ne sferën e influencës ruse. Me këtë rast dënoj me ashpërsinë me të madhe edhe njëherë Ballkanin e Hapur si projekt fund e krye antishqiptar që ka si qellim të vetëm vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencën ruse në rajon si dhe sulmet armiqësore prej antishqitpari të betuar ndaj Kosovës. Sb”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat