Avokati tregon dy goditjet e mëdha të SHBA-së: Po Saliu e di këtë?

Aktuale

Avokati tregon dy goditjet e mëdha të SHBA-së: Po Saliu e di këtë?

Nga: P.R Më: 15 shtator 2021 Në ora: 21:02
Sali Berisha dhe Spartak Ngjela

Avokati nga Shqipëria, Spartak Ngjela, përmes një postimi në facebok ka treguar se cilat janë dy goditjet e mëdha që SHBA i ka dhënë antihistorisë së Shqipërisë.

“Janë: Pavarësia e Kosovës, dhe likuidimi drastik i Sali Berishës. Po Saliu e di këtë? Sigurisht që e di. Por, pse ai po reagon me kaq vulgaritet në këtë kohë, pasi është shkarkuar nga Basha? Sepse mendon të shpëtojë ndonjë gjë nga falimentimi tërësor që i ka ardhur atij dhe të gjithë familjes së e vet, dhe, ndërkaq, ai po hyn në një rrugë me shumë rrezik për të”, ka shkruar Ngjela, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Dy janë goditje e mëdha që i kanë dhënë antihistorisë së Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këta njëzet vitet e fundit.

Cilat janë këto?

Janë: Pavarësia e Kosovës, dhe likuidimi drastik i Sali Berishës

Po Saliu e di këtë?

Sigurisht që e di.

Por, pse ai po reagon me kaq vulgaritet në këtë kohë, pasi është shkarkuar nga Basha?

Sepse mendon të shpëtojë ndonjë gjë nga falimentimi tërësor që i ka ardhur atij dhe të gjithë familjes së e vet, dhe, ndërkaq, ai po hyn në një rrugë me shumë rrezik për të.

Pse, çfarë mund t'i ndodhë ndërkaq?

Një shembull i tillë antiamerikan, sikurse aktiviteti i tanishëm i Saliut, goditet nga gazeta e madhe Neë York Times.

Dhe?

Aty Departamenti i Shtetit i denoncon botërisht të gjitha bëmat e tij. Ato që i ekspozoi edhe Lulzim Bashës para ca ditësh. Kjo ka ndodhur në raste të tilla.

Dhe, pas kësaj?

Atë që i vjen Saliut, kuptoheni vetë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat