Se si do ta zhvillojë LDK fushatën për zgjedhjet e 17 tetorit, tregon Gashi

Aktuale

Se si do ta zhvillojë LDK fushatën për zgjedhjet e 17 tetorit, tregon Gashi

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 23:39
Arben Gashi

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kjo parti do të bëjë fushatën konvencionale vetëm në 5 ditët e fundit.

“Ne si LDK kemi deklaruar publikisht se do të largohemi nga fushata konvencionale për këto 30 ditë të fushatës, kemi vendosur që vetëm 5 ditët e fundit do të bëjmë fushatë. Në ditët e tjera do të bëjmë fushatë dhe komunikim digjital me qytetratë e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Tutje ai ka thënë se komunikimi do të zhvillohet nga mediat elektronike apo kanale partiake me të cilët do të komunikojnë me zgjedhësit e tyre.

“Është sfiduese por te gjeneratat e reja depërtojmë më lehtë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat