Familja e Haki Imerit reagon edhe njëherë për Gjykatën Speciale, ka një mesazh për skeptikët dhe “të shiturit”

Aktuale

Familja e Haki Imerit reagon edhe njëherë për Gjykatën Speciale, ka një mesazh për skeptikët dhe “të shiturit”

Nga: M.L. Më: 16 shtator 2021 Në ora: 13:03
Familja Imeri shkrimit të saj për Specialen ia ka bashkëngjitur fotografinë e Kryeprokurorit Amerikan, Jack Smith

Për familjen e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imerit, 15 Shtatori 2021 është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët , për familjet e viktimave që ishin target i luftës politike të organizuar nga SHIKU.

Në një postim në facebook, kjo familje shkruan se dje me fjalën e kryeprokurorit Smith u kuptua se si erdhi deri tek formimi i Gjykatës Speciale.

“15 Shtatori 2021 është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët , për familjet e viktimave që ishin target i luftës politike të organizuar nga QPK dhe SHIKU. Kryeprokurori i nderuar Amerikan Jack Smith, dje në fjalën e tij hyrëse në Gjykimin e Salih Mustafes dëshmoi se si kemi ardhur deri formimi i Gjykatës Speciale. Kjo është e vërteta e mbështetur në fakte”, thuhet në shkrimin e familjes Imeri.

Kjo familje po ashtu thotë se do të zbardhen të gjitha vrasjet politike, por ka një porosi edhe për LDK-në.

“Ajo që theksoi dje, Kryeprokurori Amerikan i Dhomave të Specializuara të Kosovës ishte shumë përmbajtjesore , koncize dhe e sakte. Pra 'skeptikët' dhe shumëfytyrëshit që thirreshin LDK e qe bashkëpunonin për interesa personale me ata që kishin vrarë, kundërshtarë politik dhe pjesëtarë të LDK-së që dje u hodhën ne koshin e plehrave te historisë. Fale Amerikës u çliruam u pavarësuam dhe do të ndriçohen te gjitha vrasjet politike”, thekson familja.

Sipas familjes Imeri, ata zëra që propagandonin se Gjykata Speciale nuk do të merret me vrasjet politike, po rezultojnë të lajthitur e shumë prej tyre edhe të shitur.

“I urojme Sukses Kryeprokurorit Amerikan Jack Smith dhe ekipës së tij shumë profesionale që kanë bërë një punë fenomenale në ndriçimin e vrasjeve politike. I kane dhënë një shtytje ndërtimit të shtetit të Kosovës. Gjykata Speciale do të dëshmojë të vërtetën rreth vrasjeve politike, rreth viktimave dhe urdhërdhënësve - vrasjeve... -Historia e Kosovës duhet të shkruhet sipas fakteve dhe provave”

Në fund kjo familje potencon se vrasjet politike pa Gjykatën Speciale nuk do të ndriçoheshin kurrë dhe pa ndriçimin e tyre Kosova nuk do të bëhej shtet i pranuar ndërkombëtarisht..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat