“Nuk mund t’ia mbyllë gojën Albin Kurtit”, ja pse Edi Rama iu hakmor Kosovës

Aktuale

“Nuk mund t’ia mbyllë gojën Albin Kurtit”, ja pse Edi Rama iu hakmor Kosovës

Nga: P.R Më: 16 shtator 2021 Në ora: 20:39
Albin Kurti dhe Edi Rama

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, përmes një postimi në facebook ka shkruar lidhur me iniciativën e “Open Balkan”, iniciativë të cilën po e mbështet me çdo kusht kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili sulmoi ashpër Kosovën edhe në prani të kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Bashkëpunimi i tanishëm i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ngjall mallin e njëjtë të ideve për konfederata të Millosheviçit. Edi Rama nuk mundi të ia mbyllë gojën Albin Kurtit dhe iu hakmor gazetarëve nga Kosova”, ka shkruar Kuçi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

‘Open Balkan’ dhe Konfederata e Millosheviçit

Me 1992, Millosheviçi gjatë një vizite në Greqi i kishte ofruar marrëveshje shtetit grek që së bashku me Maqedoninë të krijonin një konfederatë ballkanike dhe kufijtë e Serbisë dhe Greqisë të takohen në Shkumbin, pra zhdukjen e Shqipërisë si shtet pasi Malin e Zi dhe Kosovën Serbia i konsideronte të vetat. E njëjta ishte gati të arrihej me 1994 sikur të mos ishte presioni amerikan. Andreu Frovik, ish-ambasador në Maqedoni, në kujtimet e tij thoshte se ishin të tmerrshme edhe idetë që silleshin edhe për shpërbërjen e Maqedonisë, e madje ide të tilla përkraheshin edhe nga plot caqe në Evropë.

Maqedonia në fillim ishte shumë përkrahëse e idesë së Millosheviçit pa e ditur se çfarë pazarllëqesh po silleshin kundër saj.

Ndërhyrja e SHBA-së në Ballkan dhe Maqedoni nëpërmjet misionit paqëmbajtës, ndaloi idetë e Millosheviçit të kalonin luftën përtej kufijve të Kosovës dhe realizimin e marrëveshjes së 1913.

Bashkëpunimi i tanishëm i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ngjall mallin e njëjtë të ideve për konfederata të Millosheviçit.

Edi Rama nuk mundi të ia mbyllë gojën Albin Kurtit dhe iu hakmor gazetarëve nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat