Hykmete Bajrami ia numëron Qeverisë Kurti “dështimet”, ka disa fjalë edhe për vendimin e sotëm

Aktuale

Hykmete Bajrami ia numëron Qeverisë Kurti “dështimet”, ka disa fjalë edhe për vendimin e sotëm

Nga: M.L. Më: 17 shtator 2021 Në ora: 16:13
Hykmete Bajrami

Pas vendimit të Qeverisë për lirimin nga pagesa për nivelin mastar të Universitetit të Prishtinës, Hasan Prishtina, ka reaguar Hykmete Bajrami deputete e LDK-së dhe ish ministre e Arsimit në qeverinë Kurti 1.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ka shkruar se masa për lirimin nga pagesa ishte nisur edhe nga qeveria paraprake. Por, sipas saj vendimet uniforme për të gjithë studentët lënë shumë për të dëshiruar.

"Masa për lirimin nga pagesa e semestrit që e bëri Qeveria Kurti ishte nisur edhe nga Qeveria e kaluar për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 e cila fatkeqësisht sot është edhe më prezente. Sigurisht, se ne nuk jemi kundër që studentët të lirohen nga pagesa e semestrit edhe pse vendimet uniforme për të gjitha shtresat lënë shumë për të dëshiruar (e njëjta ka ndodhur me shtesat e fëmijëve). Mirëpo, ajo çka mund të themi është se Qeveria e VV-së nuk po ka kapacitete, ide dhe dije për t'u marrë me veprime të cilat e adresojnë në mënyrë të mirëfilltë reformën në arsim si dhe në fusha tjera”, shkroi Bajrami në facebook.

Ajo tha se qeveria është përgjegjëse edhe për mohimin që studentët të aplikojnë në Universitete Publike në afatin e korrikut, gjë që ka ndikuar që ata t`iu drejtohen kolegjeve private.

Ne mbajmë përgjegjëse Qeverinë dhe pozitën (që kanë zgjedhur anëtaret e Këshillit të Cilësisë) që për herë të parë në historinë e pasluftës u ka mohuar studentëve afatin e Korrikut për aplikim në universitete publike, rrjedhimisht plot fakultete publike nuk kanë arritur t'i mbushin as gjysmën e vendeve të lira. Kjo është bërë me qëllim që studentët të orientohen të IAL (institucionet e arsimit të lartë) privat gjë që edhe ka ndodhur, kjo bëhet edhe më e padrejtë kur e dimë se studentët në IAL privat nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti”, u shpreh ajo.

Gjithashtu,sipas deputetes Hykmete Bajrami, Qeveria është përgjegjëse pse s’po hapen shkollat dhe s’ka asnjë plan për këtë problem.

Qeveria është përgjegjëse pse universiteti më i madh publik në Kosovë s’ka bord drejtues; pse një universitet tjetër publik është pa rektor etj etj”, përfundoi ajo.

Postimi së bashku me vendimit e ish Kryeministrit Hoti: 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat