“Adem Pronto doli i buzëqeshur nga gjykata”/ Analisti reagon ashpër pas vendimit të Apelit për lirimin e Grabovcit

Aktuale

“Adem Pronto doli i buzëqeshur nga gjykata”/ Analisti reagon ashpër pas vendimit të Apelit për lirimin e Grabovcit

Nga: A.M Më: 17 shtator 2021 Në ora: 19:37
Adem Grabovci

Gjykata e Apelit sot vendosi ta lirojë nga akuza ish-deputetin e PDK-së, Adem Grabovci në rastin ‘Pronto’.

Ndaj këtij vendimi të gjykatës, ka reaguar analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se Grabovci doli i buzëqeshur nga gjykata, shkaku i pafuqisë së sistemit të drejtësisë për ta dënuar.

“Ironikisht Ademi po tallet me shtetin....e dinte vendimin, nëse nuk e ka shkruar vet...këto janë plagët e lëngimit nga klani "Pronto"...kohë e gjatë duhet të shërohen plagët..deri ateherë të qesh Ademi, derisa një ditë drejtësia të jetë drejtësi e vërtetë...!!!”, shkroi Mehmeti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Adem Pronto doli i buzëqeshur nga gjykata pas vendimit për ta lënë të lirë. Po qeshte me pafuqinë e sistemit të drejtësisë për ta dënuar e qe e ka vet në dorë, ironikisht Ademi po tallet me shtetin....e dinte vendimin, nëse nuk e ka shkruar vet...këto janë plagët e lëngimit nga klani "Pronto"...kohë e gjatë duhet të shërohen plagët..deri ateherë të qesh Ademi, derisa një ditë drejtësia të jetë drejtësi e vërtetë...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat