Policia dhe KFOR-i përkujdesen për gjendjen në Jarinje, helikopteri mbi territorin e veriut të Kosovës

Aktuale

Policia dhe KFOR-i përkujdesen për gjendjen në Jarinje, helikopteri mbi territorin e veriut të Kosovës

Nga: Bota sot Më: 20 shtator 2021 Në ora: 08:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 12:18) - Helikopter mbi territorin e veriut të Kosovës, nga toka e qielli policia dhe KFOR-i po përkujdesen për situatën

Në hapësirën ajrore përmbi pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinje është parë një helikopter i cili duket se po patrullon në atë zonë ku shumë qytetarë serbë kanë lënë automjetet e tyre në rrugë duke protestuar.

Me ta është bashkuar edhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

Image

Kolona e automjeteve të ndaluara ka kaluar kilometrin, kurse Policia e Kosovës nuk po e lejon asnjë veturë që të niset, saktësisht të kalojë pikat kufitare nga Serbia drejt Kosovës pa u pajisur me targat e përkohshme të Kosovës.

Vendimi në fjalë është nënshkruar nga ministri Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla për reciprocitet të targave të automjeteve.

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë vendosur që në orët e hershme të mëngjesit në Jarinje ku janë pozicionuar në pikën kufitare për tu kujdesur nga afër lidhur me situatën.

***

Policia e Kosovës ka filluar të heqë targat e veturave që hyjnë nga Serbia, duke aplikuar masa reciprociteti ashtu siç deri sot kanë autoritetet serbe me veturat e regjistruara në Kosovë.

Veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Autoritetet në Kosovë po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë. Veturave po u vendoset në xhamin para dhe prapa.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Për të kontrolluar situatën në Jarinje, njësia Speciale përdorin dronët

Njësia Speciale përdorin dronët për kontrolluar situatën në Jarinje

Policia e Kosovës është duke përdorur edhe dronët për të vëzhguar  situatën në veri të Kosovës.

Përderisa janë duke ndaluar automjetet  që hynë më targa KS,  ata janë parë dukë mbikëqyrur gjendjen edhe përmes dronëve.

Ndryshe me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, automjeteve që po hyjnë nga Serbia në Kosovës duhet të kenë targat e përkohshme RKS.

***

Policia e Kosovës ka filluar të heqë targat e veturave që hyjnë nga Serbia, duke aplikuar masa reciprociteti ashtu siç deri sot kanë autoritetet serbe me veturat e regjistruara në Kosovë.

Veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikë-kalimet kufitare të Kosovës. Autoritetet në Kosovë po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë. Veturave po u vendoset në xhamin para dhe prapa.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Shumë qytetarë të nacionalitetit serb janë mbledhur në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbi, në veri të Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për masat e reciprocitetit.

Image
Një person duke mbuluar targat e veturës së tij.

Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëashëm.

Deri më tani, veturat e Kosovës që kanë kaluar nëpër Serbi, është dashur t’i heqin targat e tyre ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe të vendosin targa të përkohshme prej letre.

Image
Një kamion që ka hyrë nga Serbia në Kosovë, ka vendosur targa të përkohshme.

Çështja e targave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat 'KS' (Kosovë) ose 'RKS' (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Image
Një kamion që ka hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia, i është vendosur targa e përkohshme dhe targa e lëshuar nga Serbia i është mbuluar.

Forca të shumta të policisë dhe KFOR-it edhe në rrugët magjistrale për në kufirin me Serbinë

Forca të shumat Të policisë së Kosovë dhe KFOR-it janë vendosur në rrugët magjistrale për në pikën kufitare me Serbinë në veri të vendit, në Jarinjë.

Kjo pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për reciprocitetin për targat për të gjitha veturat që hyjnë nga Serbia.

Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla përmes një postimi ka njoftuar sot se nga 15 shtatori s’ka në qarkullim asnjë veturë me targat “KS”, duke thënë se targat e vetme ligjore janë ato me denominimin “RKS”.

Sipas vendimit të lëshuar nga MPB-ja, obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

***

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për tagrat.

E një gjë e tillë nuk ju ka pëlqyer qytetarëve serb, të cilët kanë dalë të protestojnë duke bllokuar rrugën.

Njëri nga pjesëtaret e policisë iu është drejtuar në gjuhën shqipe protestuesve serb duke iu thënë se “Protestën nuk ua ndalon askush, mirëpo rruga duhet të lirohet”.

Në një video të publikuar nga mediat serbe, dëgjohet pjesëtari i Policisë së Kosovës duke iu drejtuar shqip protestuesve.

“Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ndalon por rruga duhet mu liru. Vetëm e lironi rrugën, me protestu protestoni. Besoj që jemi të qartë”, tha ai.

Ndryshe nga sot me vendimin e Qeverisë së Kosovës, asnjë automjet me targa të Serbisë nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës. 

Image

Bllokohet kalimi në Jarinje nga qytetarët, ROSU u kërkon atyre të shpërndahen

Serbët nga Kosova veriore kanë bllokuar kalimin e Jarinjes në të dy drejtimet dhe pjesëtarët e ROSU kanë kërkuar që ata të shpërndaheshin.

Sipas raportimeve nga Jarinje, një numër i madh i qytetarëve të pakënaqur u mblodhën për shkak të rritjes së pranisë së njësive speciale të ROSU-së dhe vendosjes së njoftuar të reciprocitetit, nga Qeveria e Kosovës për targat.

Image

Ata ndaluan trafikun në të dy korsitë dhe njësitë speciale të ROSU u kërkojnë atyre të shpërndahen.

Qytetarët thonë se ata erdhën për të shprehur në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre dhe se ishin njësitë e Rosu që ishin të parët që bllokuan rrugën dhe i trembën qytetarët përgjatë gjithë rrugës për në Mitrovicë.

Image

Që nga mëngjesi, një numër i madh i pjesëtarëve të njësive speciale të policisë Rosu kanë qenë të pranishëm në vendkalimin Jarinje, të cilët janë vendosur jo vetëm në Jarinje por edhe në kalimin tjetër drejt Serbisë, Bërnjak, si dhe në të gjithë veriun e Kosovës.

​Qytetarët bllokojnë rrugët në drejtim të Bërnjakut dhe Jarinjës

Forca të mëdha policore kanë shkuar sot ne mëngjes në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve.

Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it nga veriu. Të njëjta burime tregojnë se situata e ngjashme është edhe në Bërnjak.

Ndërkohë që qytetarët me kamionë kanë bllokuar rrugën në dy lokacione që shpien në drejtim të kufirit Bërnjak. Një në Zubin Potok dhe një në Gazivodë.

Qytetarët kanë bllokuar rrugën me kamionë edhe në drejtim të kufirit të Jarinjes, përkatësisht në Leposaviq.

***

Pritet të paralizohen spitalet e komunat

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në Jarinje.

Por zhvillime të tjera pritet të ndodhin në atë zonë.

Media mëson se rrugët pritet të bllokohen me autoambulancat e spitaleve që gjenden në atë zonë duke pamundësuar kështu funksionimin e rregullt të spitaleve atje,

Disa autoambulanca vetëm se janë parë në rrugët që cojnë në pikat kufitare. Media shpejtë do ju sjellë detaje të tjera...

***

“Situata është e qetë”, ministri Sveçla flet pas gjendjes në Jarinje, publikon vendimin për targat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se MPB bashkë me Policinë, po kryejnë veprime në të gjitha pikat kufitare, për zbatimin e marrëveshjes për targat e automjeteve.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se MPB ka nxjerrë vendimin për pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se që nga 15 shtatori nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe targat e vetme janë “RKS”.

Ministri ka thënë se gjendja është e qetë dhe policia po i merr masat e nevojshme operative dhe logjistike.

Postimi i plotë në Facebook:

Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare. Veprimet kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.

Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare.

Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS”.

Situata është e qetë. Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave./BS/

Në Jarinje mbyllet pika kufitare

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në Jarinje.

Kjo pikë kufitare  tashmë është mbyllur.

Jozyrtarisht është mësuar se do të nisë zbatimi i reciprociteti për targat nga Kosova për Serbinë.

Kosova do të ju mbaj të informuar për me të rejat nga Jarinja.

***

Që nga mëngjesi i sotëm, njësitë speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në afërsi të dy vendkalimeve në Veri të Kosovës - Jarinje dhe Bërnjak.

Rreth 15 automjete të njësive speciale dhe automjete shtesë të policisë, pak pas orës 5 të mëngjesit të sotëm, u vendosën pas kalimit administrativ Jarinje, pra përgjatë rrugës. Disa nga automjetet janë të parkuara, siç është vendi në kthesë për Banjska, dhe disa prej tyre po lëvizin në rrugë, kryesisht automjete policie, shkruan Kossev.

Pak më vonë këtë mëngjes, pas orës 7, të paktën dhjetë automjete të blinduara dhe tre xhipa të bardhë u nisën për në Zubin Potok.

Gjithashtu, në veri, ka shqetësime të dukshme dhe rritje të trafikut civil.

Duhet të kujtojmë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës dërguan disa kontejnerë të lëvizshëm të montimit në vendkalimin Jarinje dje dhe natën midis të shtunës dhe të dielës./Bota sot

Forca të mëdha policore në Jarinje, nga sot nuk kalon askush me targa KS

Nga sot nuk lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, dhe të gjithë që posedojnë këto targa nuk do të lejohen të kalojnë kufirin.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës “ROSU” është duke shkuar drejtë pikave kufitare në Veri për të monitoruar situatën.

Disa Blinda të Policisë janë rrugës për në pikat kufitare me Serbinë për të mbajtur rendin dhe për të zbatuar këtë urdhër.

Kjo mund të shkaktoj tollovi dhe trazira te qytetarët serb të veriut të Republikës së Kosovës.

***

Forca të mëdha policore kanë shkuar sot ne mëngjes në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve.

Kështu bëjnë të ditur burime të kp nga veriu.

Sipas këtyre burimeve, në atë pjesë ndodhen edhe figura të larta nga qeveria e Kosovës, por nuk precizohen emrat e tyre.

Burimet më tej kane shtuar se gjatë ditës së djeshme policia e Kosovës ka vendosur disa kontejnerë rreth 4 kilometra afër Jarinjës, me qëllim të kontrollit sa më të mirë të kësaj zone.

"Me urdhër të qeverisë nga Beogradi, pritet që sot rreth orës 8:00 të gjithë punonjësit e kompanive shtetërore në veri, të shkojnë në mënyrë të organizuar, me automjete dhe me autobusë, në drejtim të Jarinjës, në kundërshtim të këtij vendimi të qeverisë së Kosovës dhe prezencës së ROSU-së në atë pjesë", kanë thënë burimet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat