Ky është slogani i Gazmend Muhaxherit për zgjedhjet lokale

Aktuale

Ky është slogani i Gazmend Muhaxherit për zgjedhjet lokale

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 14:16
Gazmend Muhaxheri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës Gazmend Muhaxheri, e ka publikuar slloganin e tij që do ta përdorë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Sllogani i Muhaxherit është: “Sigurt, për ty”.

Ai tha se kryefjala e mandateve që po i lë prapa është “Sukses i përbashkët”.

“Jam i sigurt që kryefjala e mandateve që po lëmë pas, quhet sukses i përbashkët. 8 vjet më parë ishim të sigurt që do ia dalim. Dhe ia dolëm. Sigurt e për të gjithë. E transformuam Pejën. E bëmë më të sigurt. E bëmë më të mirë për të gjithë. Punuan me njerëz të sigurt. Punuam me dashni e përkushtim të paepur”.

“Edhe për 4 vitet e ardhshme jemi të sigurt se do të fitojmë, për të gjithë e të mirën e të gjithëve. Edhe fushatën do ta bëjmë ndryshe – digjitale, sepse është e sigurt për shëndetin tuaj. Ndaj, ju ftoj që së bashku e sigurt ta bëjmë Pejën – komunë model zhvillimi në Republikën e Kosovës. Pejën tonë, lideren e Dukagjinit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat