Publicisti e “zbulon” skenarin që po përgatit Vuçiqi në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit

Aktuale

Publicisti e “zbulon” skenarin që po përgatit Vuçiqi në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit

Nga: M.H. Më: 20 shtator 2021 Në ora: 15:11
Policia e Kosovës

Publicisti shqiptar, Emin Azemi ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të Kurtit për reciprocitetin.

Azemi u shpreh se ky vendim i Kurtit nuk është i papritur pasi i njejti është pritur të ndodhë pas 20 shtatorit 2021 dhe se të njejtin vendim Serbia do të duhej të dinte e tash të mos shfaqet sikur të jetë befasi.

Mirëpo ajo se çfarë po e preokupon publicistin janë disa nga reagimet që edhe në këto situata po sulmojnë Kurtin, përcjell “Bota sot”.

Nuk e paskemi ditur se Serbia edhe pa pagesë mund të ketë avokat të saj në Prishtinë, shton më tej Azemi.

Postimi i plotë

Për të painformuarit dhe keqinformuarit, një lajm me impakt të fuqishëm publik, gjithmonë paketohet si befasi.

Sot në mëngjes Qeveria e Kosovës filloi të zbatojë një marrëveshje të firmosur në Bruksel në vitin 2016, atëherë kur Kurti ende nuk kishte ardhur në pushtet.

Sipas kësaj marrëveshjeje, e cila ndodhet edhe në vebefaqet të Qeverisë së Serbisë, Kosova nuk do të kërkojë për 5 vjet, që të ndryshojë targat serbe. Marrëveshja, e cila edhe ashtu ka qenë e padrejtë për Kosovë, skadon tani.

Pse Beogradi shtiret sikur është i tronditur nga ky vendim i Qeverisë së Kosovës, ndërkohë që ka mundur t’i përgatis qytetarët serbë se çka i pret në kufinjtë e Kosovës pas 20 shtatorit 2021?

Këta serbët lokal të Kosovës që kanë bllokuar rrugët në veri, që shpeijnë në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, sërish po luajnë në teatrin absurd të Vuçiqit. Ata sërish interesat e tyre po i kontrabandojnë për qëllimet manipulative të Vuçiqit. Ky i fundit, i njohur me metodat e njohura të inskenimit të ngjarjeve dramatike, po mundohet ta paraqes situatën si konflikt në mes të populates civile dhe forcave të sigurisë së Kosovës.

Ky skenar i Vuçiqit lidhje s’ka me realitetin, të cilin ai me kokëfërtësi po e injoron. Vuçiqi po e injoron realitetin që thotë se Republikae Kosovës është shtet i pavarur dhe ky shtet ka nënshkruar disa marrëveshje me Serbinë, në mesin e të cilave edhe marrëveshjen lidhur me target e automjteve, që ka vlejt deri më 15 shtator.

Serbia e ka ditur se pas 15 shtatotorit skadon afati i kësaj marrëveshjeje dhe duhesh të jesh tepër naiv të mos besosh që Republika e Kosovës nuk do të vendosë reciprocitet në këtë fushë.

Në Prishtinë po ka lloj lloj komentimesh lidhur me këtë temë, por më të çuditshmet dhe më morbidet janë ato që edhe në një situate të tillë gjejnë hapësirë për ta sulmuar Kurtin.

Ka disa që e interpretojnë si fushatë paarzgjedhore të Kurtit, ka edhe të tjerë që pretendojnë se Kurti qëllimisht dëshiron ta tensionojë situatën për t’iu ikur gjoja përgjegjësive që kanë të bëjnë me qeverisjen e tij…

Nuk e paskemi ditur se Serbia edhe pa pagesë mund të ketë avokat të saj në Prishtinë, të cilët me diskursin antiKurti vazhdojnë ta ndihmojnë ofenzivën serbe kundër Kosovës.

Pronarët e portaleve dhe të ashtuquajturave media të pavarura është mirë të heshtin kur nuk duan të arikulojnë ndonjë qëndrim kundër Vuçiqit, sepse t'i mëshosh vetëm Kurtit i bie që kolaboracionizmi brina s'ka....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat