Deputeti i Albin Kurtit: Mitrovica do të bëhet me kryetar legjendar

Aktuale

Deputeti i Albin Kurtit: Mitrovica do të bëhet me kryetar legjendar

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 15:48
Agim Bahtiri, Artan Abradhi, Mefail Bajçinovci dhe Arbër Rexha

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka paralajmëruar se komuna e Mitrovicës do të bëhet me kryetar legjendar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, Bajqinovci ka publikuar një fotografi i ulur bashkë me kryetarin aktual, njëherish kandidatin për kryetar të Mitrovicës nga radhët e VV-së, Agim Bahtirin, për të cilin shkruan se nga viti 2013 i la mbrapa të gjithë, e sipas tij e njëjta do të ndodhë edhe me 17 tetor.

Me kryetarin e pakontestueshëm të Mitrovicës, i cili nga viti 2013 i la mbrapa të gjithë.

E njejta do të ndodh edhe me 17 tetor. Kur e fiton mandatin e tretë, bëhesh kryetar legjendar, i tillë është Agim Bahtiri”, ka shkruar Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat