Vjen reagimi i parë nga EULEX-i pas ngjarjeve në veri, i ofron mbështetje Policisë së Kosovës në rast nevoje

Aktuale

Vjen reagimi i parë nga EULEX-i pas ngjarjeve në veri, i ofron mbështetje Policisë së Kosovës në rast nevoje

Nga: A.M Më: 20 shtator 2021 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Misioni i BE -së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) po ndjek nga afër zhvillimet aktuale në vendkalimet e përbashkëta në Veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit.

EULEX për Tanjug u shpreh se është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe KFOR –in.

"Ekipet mbështetëse të dialogut të EULEX -it tashmë kanë vizituar kalimet Mutivode, Merdare, Bërnjak dhe Konçul, dhe ata po planifikojnë të vizitojnë edhe dy vendkalime kufitare," thuhej në reagim në EULEX-it, përcjell "Bota sot".

Misioni kujton se ai nuk ka mandat për të marrë vendime lidhur me aksionet e Policisë së Kosovës.

"Njësia e formuar e policisë EULEX po kryen patrulla zbulimi në veri të Kosovës dhe është gati të veprojë në rast sigurie, nëse kërkohet nga policia e Kosovës," tha shërbimi për shtyp i EULEX -it në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat