Zhvillime të reja në veri, rrëzohet droni i Policisë së Kosovës

Aktuale

Zhvillime të reja në veri, rrëzohet droni i Policisë së Kosovës

Nga: A.M Më: 20 shtator 2021 Në ora: 16:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një dron shqiptar që fluturoi mbi veriun e Kosovës, u rrëzua sot në afërsi të komunës së Zubin Potokut, sipas burimeve të "Novosti", përcjell “Bota sot”.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëzimin e dronit.

Droni, i cili sipas informacioneve i përkiste forcave policore të autoriteteve në Prishtinë, sot fluturoi mbi territorin e Kosovës, të banuar kryesisht nga serbë.

Duhet të kujtojmë se njësitë speciale Rosu u vendosën këtë mëngjes në dy vendkalime administrative me Serbinë qendrore, Jarinje dhe Bërnjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat