Haki Abazi: Vendimi për targat nuk është bërë kundër askujt, është vendim i qeverisë që duhet zbatuar

Aktuale

Haki Abazi: Vendimi për targat nuk është bërë kundër askujt, është vendim i qeverisë që duhet zbatuar

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 18:40
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur se vendimi për zbatimin e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë lidhur me targa nuk shkon kundër asnjë individi.

“Është vendim i qeverisë që duhet të zbatohet. Prezenca e Ministrisë së Brendshme dhe policisë është në nivel të zbatimit të vendimit. Kjo nuk është e drejtuar kundër askujt por në zbatim të vendimit të qeverisë”.

“Serbia nuk do ta aplaudojë një vendimi të tillë. Kur vjen në pyetje zbatimi i ligjeve dhe vendimeve të qeverisë sigurisht që të gjitha përgatitjet e domosdoshme janë të vendosura në veprim për ta zbatuar ligjin”, është shprehur Abazi.

Abazi në Info Magazine ka theksuar se zbatimi i këtij vendimi nënkupton zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës.

“Çfarëdo lloj zhegitjeje do të ishte dështim për zbatim të ligjit. Tregimi për këtë qeveri fillon dhe mbaron me zbatimin e ligjit. Nuk mund të lejojmë që të mos trajtohemi të barabartë.  Ne po vendosim reciprocitet duke mos e ndaluar lëvizjen e lirë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat