Reciprociteti po zbatohet pa telashe në Merdare

Aktuale

Reciprociteti po zbatohet pa telashe në Merdare

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Qysh në mëngjesin e së hënës, në vendkalimin kufitar në Merdare hyri në fuqi masa e vendosur nga Kosova karshi Serbisë për reciprocitet me targa, derisa vazhdoi gjatë tërë ditës pa asnjë ngatërresë.

Secila veturë me targa të Serbisë që tenton të hyjë në territorin e Kosovës duhet t’i nënshtrohet një procedure të re.

Shoferi i automjetit duhet t’i largojë targat dhe t’i zëvendësojë ato me tabela të përkohshme që mbajnë shkurtesën RKS. Pas kryerjes së procedurës  treminutëshe, të gjithë ata që mësyjnë territorin e Republikës së Kosovës duhet të paguajnë edhe një tiketë  prej 5 eurosh.

Masa e re për reciprocitet me tabela nuk u pëlqeu serbëve, që thanë se kjo procedurë është maltretim  dhe se nga ky vendim e pëson vetëm populli serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat