Ramiz Lladrovci flet për raportin me Sami Lushtakun, tregon kush po e mbështet atë

Aktuale

Ramiz Lladrovci flet për raportin me Sami Lushtakun, tregon kush po e mbështet atë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 21:59
Ramiz Lladrovci,

Ramiz Lladrovci, kandidat për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK’së, njëherësh edhe kryetar aktual i kësaj komune, ka folur lidhur me raportet e kryetarit të degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtakun.

Lladrovci, në emisionin ‘Pressing’, ka deklaruar se Lushtakun e ka mik të vjetër, ndonëse nuk ka sqaruar në përpikmëri raportin e tij me të.

"Unë e kam thënë shumë herë, Sami Lushtakun e kam shok të vjetër. Sigurisht që i kemi nda rrugët bukur shumë, për një minutë mund të rregullohemi dhe për një minutë mund të prishemi krejtë, sepse unë s’kam problem. Ta zgjedhë ai, a don me u rregullu a don me u prishë”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka treguar se kush po qëndron pro e kush kundër tij.

“Ferat Shala është në mbështetje të tij [Sami Lushtakut]. Në demokraci njerëzit vendosin vetë. Azem Syla është në mbështetje time. Të paktën në të gjitha takimet, që i kam pasë me Azemin më ka dhënë mbështetje”, ka shtuar tutje ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat