“E ka kthyer komunën në harem!”/ Bahtiri sqarohet lidhur me akuzat e anëtarit të VV-së

Aktuale

“E ka kthyer komunën në harem!”/ Bahtiri sqarohet lidhur me akuzat e anëtarit të VV-së

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 23:40
Agim Bahtiri

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës Jugore nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, iu është kundërpërgjigjur akuzave të kundërkandidatit Fatmir Hasani, lidhur me akuzat për “kthimin e komunës në harem”.

Bahtiri, në emisionin ‘dPt te Fidani’ ka deklaruar se nuk do të merret me Hasanin, të cilit ia ka përmendur një aktakuzë.

“E ka thanë një djalë që nuk dua as të diskutoj. Vetëm shikoni se kush është ai dhe nga kush e çka vjen ai. Ai ka aktakuzë në ngritje. Nuk po dua me e lëshu debatin në këtë temë, për arsye se të gjithë e dinë se kush është Agim Bahtiri dhe cila është përformanca e Agim Bahtirit. Dikush e ka shoqen, vajzën, duke punuar dhe ulja e këtij niveli. Merrem me njerëz të cilët, babai i tij është një njeri i ndershëm, dje bisedova në telefon me të”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, Fatmir Hasani nga Lëvizja Vetëvendosje dega në Mitrovicë, ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit aktual të Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili po ashtu është pjesë e LVV-së nga viti 2019.

Hasani në “Frontal” tha se Bahtiri e ka bërë harem komunën duke punësuar femra, të cilat, sipas tij, kur nuk i do më i largon nga puna.

“Unë jam anëtar i LVV-së qysh moti dhe do të qëndoj në Lëvizjen Vetëvendoje…Agim Bahtiri e ka keqmenaxhu Mitrovicën, më vjen turp me thënë por Komuna e Mitrovicës është e stërngarkume me punëtorë që i ka rreth 400, duhet mi pas rreth 100. Edhe qytetarët e Mitrovicës thonë se veçse e kanë bërë harem… Një njeri që është babgjysh e merr femra që i punëson, kur nuk kanë kurrfarë, ajo është e turpshme dhe më i afërt është dr. Armend Agolli me ideologjinë e VV-së sesa që është Agim Bahtiri”, ka deklaruar ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat