Ngjarjet në veri, ky është reagimi i avokatit Gazmend Halilaj: Ndihmoje Zot!

Aktuale

Ngjarjet në veri, ky është reagimi i avokatit Gazmend Halilaj: Ndihmoje Zot!

Nga: N.Sh. Më: 21 shtator 2021 Në ora: 16:11
Gazmend Halilaj

Për vendimin e Qeverisë dhe aksionin e Policisë së Kosovës, për të ndaluar veturat me targa serbe të futen në Kosovë, ka reaguar edhe avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj.

Avokati përmes një postimi në facebook, i është lutur Zotit që ta ndihmojë këtë Qeveri, e cila sipas tij, nuk dirigjoht nga Lista Serbe.

Halilaj shkruan se, nuk ishte e lehtë që nga studiot televizive t’i kthehet rrugëve për t’i mbushur me gjak, mirëpo, sipas tij, kjo ishte e vetmja mundësi që me veprime konkrete t’i bashkëngjitet atyre që kishin qëllim çkapjen e shtetit.

Miq të dashur, nuk ishte lehtë, që prej studiove të ndryshme televizive, ti kthehem rrugëve dhe ti mbushi gjak ato, por ishte e vetmja mundësi që me veprime konkrete t’i bashkëngjitem atyre që kishin qëllim çkapjen e shtetit, dhe ndalimin e copëtimit të tij.

Ndihmoje Zot një qeveri e cila për herë të parë nuk dirigjohet nga Lista Serbe...”, shkruan Halilaj.

Nga dita e djeshme Republika e Kosovës ka filluar implementimin e reciprocietetit të targave.

Makinat me targa të Serbisë do të mund të futen në Kosovë vetëm pasi të kenë hequr ato serbe dhe të kenë vendosur tabelat provuese të Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kjo masë ishte një masë reciproke kundër Beogradit.

"Sot nuk ka asgjë të paligjshme apo diskriminuese. Ashtu si dje, sot dhe nesër, qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm dhe të sigurt", është shprehur kryeministri Kurti në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat