“Nuk kanë shkuar në plazh!”/ Ish-ushtari i UÇK-së komenton racionin ushqimor të forcave policore në veri

Aktuale

“Nuk kanë shkuar në plazh!”/ Ish-ushtari i UÇK-së komenton racionin ushqimor të forcave policore në veri

Nga: A.M Më: 21 shtator 2021 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Sot gjatë ditës u publikua një foto në të cilën shihej racioni ushqimo që po hanin forcat policore të Kosovës, që ishin vendosur në veri të vendit.

Aty ishte një copë buk, kos dhe një pashtet, kjo ngjalli reagime të mëdha dhe kritika të shumta.

Mirëpo, sipas ish-ushtarit të UÇK-së dhe ish-gazetarit të gazetës “Bota sot”, Besnik Kada kjo nuk është diçka për të cilën duhet kritikuar qeveria ose institucionet e vendit.

Sipas Kadës, këto reklamime janë të gabuara dhe amataroske nga forcat policore.

“Reklamimet e sotme të racionit të terenit për policinë tonë nuk janë gjë tjetër veç një huqje e gabuar e dashakeqëse amatereske, uroj të jetë e paqëllimt #forcat policore nuk kanë shkuar në plazh me pasë racione me fruta deti”, shkroi në Faceboook Kada, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ne që kemi shërbyer dikur në një kohë të largët në ish APJ , për situata të jashtëzakonshme kishim ushqimin e quajtur SDO( shujtë ditore e thatë ). Ushqim ky që me provu me hongër ishte sikur me përtypë tulla , ashtu ishin ato biskota në vend të bukës së thatë e kishim edhe ndonjë çaj të ftohtë me vitamin C e një konzervë peshku ,kjo ishte e tëra gjatë 24 orëve. # Reklamimet e sotme të racionit të terenit për policinë tonë nuk janë gjë tjetër veç një huqje e gabuar e dashakeqëse amatereske, uroj të jetë e paqëllimt #forcat policore nuk kanë shkuar në plazh me pasë racione me fruta deti. #Poashtu nuk kanë kohë me servirë dreka e darka ne tavolina restoranti , janë në situatë të jashtëzakonshme terreni ne kushte terreni malor dhe kushte klimatike te stinës ku edhe veç manovër ushtarake të jetë, nuk i vjen era fasule e gullash por vjen erë baroti. Pra qoftë vetëm simulim të jetë e jo në një situatë ku janë të mandatuar të mbrojnë kushtetutshmerinë e Republikës për çka janë betuar# jemi në çdo moment me mendje e vesh me djemtë më të mirë të Kosovës ???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat