730 mijë € për pagesën e specializantëve ndahen nga Qeveria

Aktuale

730 mijë € për pagesën e specializantëve ndahen nga Qeveria

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 11:27
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 730 mijë euro për pagesën e specializantëve me vetëfinancim prej datës 1 nëntor deri me 31 dhjetor.

Kryeministri Albin Kurti tha se 578 specializantë do të përfitojnë nga këto mjete, ku 58 prej tyre janë nga Medvegja, Presheva dhe Bujanovci.

“Për të pasur qasje në shërbimet shëndetësore MSH e vlerëson angazhimin e specializantëve andaj propozon të ju vazhdohet pagesa edhe për muajt nëntor dhe dhjetor”.

…përfitojnë 578 specializantë, 58 nga Medvegja, Presheva e Bujanovci, përkrahja përmban shumën në vlerë prej 730 mijë euro”.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku tha se kjo do të ofrojë qasje më të lehtë në shërbimet shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat