Ramadani: Respektoni masat kryesore të mbrojtjes

Aktuale

Ramadani: Respektoni masat kryesore të mbrojtjes

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 17:43
Naser Ramadani

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se situata momentale epidemiologjike është më mirë se që ka qenë, porse nuk duhet vetkënaqur.

Sipas tij, mbrojtja duhet të jetë gjithmonë e pranishme, në mënyrë që kjo gjendje mos të përkeqësohet.

“Përveç masave kryesore, maskat, distancën e higjienën respektoni gjithashtu.

Por, masa e katërt, jo për nga rëndësia e katërta, është vaksinimi. Cilado vaksinë që është e gatshme, merreni. Ju lutem, vaksinohu të gjithë, sepse me vaksinë do ta mbrojmë Kosovën.”, ka thënë ndër të tjera Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat