Heshtje varri e opozitës për reciprocitetin, Maxharraj: Nga kush po presin sinjale Abdixhiku dhe Krasniqi

Aktuale

Heshtje varri e opozitës për reciprocitetin, Maxharraj: Nga kush po presin sinjale Abdixhiku dhe Krasniqi

Nga: G.B Më: 24 shtator 2021 Në ora: 09:23
Njësia Speciale, 20 shtator 2021

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, ka reaguar ndaj opozitës që po hesht për reciprocitetin e vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se heshtja prej varri e opozitës po e prish imazhine  reciprocitetit, sidomos heshtja e Abdixhikut dhe Krasniqit, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ndoshta Lumiri dhe Memli janë mësuar me situatën e nëpërkëmbjes së Kosovës nga Serbia dhe nuk po mund ta përpijnë reciprocitetin si masë e sovranitetit të Kosovës apo po presin sinjale Krasniqi nga Haga e Abdixhiku nga Prapashtica, nga Isa Mustafa.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

HESHTJE VARRI E OPOZITËS PËR RECIPROCITETIN

/Opozita lufton për pushtet e jo për shtet/

Kaluan katër ditë që kur qeveria e Kosovës në krye me Kryeministrin Kurti e ndërmori aksionin për vendosjen e sovranitetit në veri duke e zbatuar Marrëveshjen e ligjshme të Brukselit të arritur që në vitin 2011 midis Kosovës dhe Serbisë.

Derisa Serbia po e zbatonte këtë marrëveshje më tagrat për qytetarët tanë që kalojnë andej duke i mjelë e vjedhë (gjobit) me shuma parash, qeveritë e mëparshme Thaçi dhe Mustafa as qe ua ndjente që të bëjnë reciprocitet më targat edhe për qytetarët e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Këtë e bëri qeveria Kurti II para katër ditësh e cila po zbatohet edhe përkundër protestës së qytetarëve të manipuluar serb në Veri nga Serbia.

Por ajo së çfarë po e prish sadopak imazhin e reciprocitetit është heshtja prej varri e opozitës së Kosovës sidomos nga Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe i PDK-së Memli Krasniqi, të cilët nga inati apo smira në LVV dhe Kurtin nuk po e kanë kurajën që t’i bashkohet Kurtit në këtë aksion të madh për sundimin e sovranitetit të Kosovës në këtë anë.

Ndoshta Lumiri dhe Memli janë mësuar me situatën e nëpërkëmbjes së Kosovës nga Serbia dhe nuk po mund ta përpijnë reciprocitetin si masë e sovranitetit të Kosovës, apo...

Apo ndoshta Memli Krasniqi që ta bëjë këtë po pret ndonjë sinjal nga Haga, kurse Lumir Abdixhiku nga Prapashtica se çfarë po i thotë kryetari i nderit të LDK-së, Isa Mustafa, sepse nuk ka diskutim dhe as mëdyshje që këta të dytë janë ngritur në këto poste me pëlqimin e tyre dhe tani pa pëlqimin e tyre nuk guxojnë të marrin asnjë veprim edhe kur është fjala për interesin nacional.

Pra, për anëtarësinë e PDK-së dhe LDK-së është e nevojshme që të listohen kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për kryetarë komunash dhe mos të ju jepet vota sepse ato parti që e anashkalojnë interesin nacional dhe rreshtohen në anën e mbrojtjes së interesave të Serbisë në Kosovë nuk meritojnë të votohen kurrsesi sepse thjeshtë opozita lufton për pushtet e jo për shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat