Serbia nuk ndryshon! Nis tanket drejt Kosovës, televizionet publikojnë pamjet

Aktuale

Serbia nuk ndryshon! Nis tanket drejt Kosovës, televizionet publikojnë pamjet

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:36
Tanket

Serbia vijon të tensionojë situatën në veri të Kosovës duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me luftë.

Regjimi i Vuçiçit ka dërguar gjatë 48 orëve të fundit avionë dhe helikopterë për të patrulluar pranë pikës kalimit kufitar të Jarinjës në veri të Kosovës si një formë kërcënimi ndaj kësaj të fundit.

Duke mos u mjaftuar me kaq, Serbia ka dërguar në zonë edhe disa njësi tankesh, ndërsa mediat serbe kanë nisur propagandën kundër shqiptarëve, një praktikë e ngjashme kjo edhe gjatë periudhës kur Millosheviçi masakronte shqiptarët në 1999.

Portal ekstremist “Alo.rs” ka publikuar video të tankeve që shkojnë në Jarinjë. Madje, disa prej televizioneve kanë ndërprerë programacionin duke transmetuar këto imazhe që të kujtojnë Ballkanin e viteve ’90. Duket se asgjë nuk ka ndryshuar mes serbëve.

NATO ka bërë thirrje për qetësi nga të dyja palët, ndërsa e vetmja gjë që kërkon Kosova është reciprociteti për regjimin e targave me Serbinë. 

 
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat