Targat janë arsye banale për të ngritur tensione, analisti reagon pas situatës në Jarinje

Aktuale

Targat janë arsye banale për të ngritur tensione, analisti reagon pas situatës në Jarinje

Nga: G.B Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:38
Jarinje

Analisti politik dhe juristi Blerim Burjani, ka reaguar lidhur me tensionet në pikat kufitare me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se targat janë arsye banale për të ngritur tensione, përcjell Bota sot.

Burjani ka shtuar se Serbia mund të kërkojë negocim por jo shkas për të nxitur konflikt.

Postimi i tij i plotë:

Serbia vazhdon politiken e saj pleshtin e bën buall. Targat janë arsye banale për të ngritur tensione, marrëveshja ka skaduar, mund të kërkojë negocim por jo të kërkojë shkas për të nxitur konflikt dhe krekosje, politika serbe është gjithmonë e njëjte dhe ka postulate të njëjta me tregu se është e fortë, nuk lëshon pe dhe ka strategji afatgjate mjerisht konfiktuoze, zvarritëse deri te krijimi i rrethanave të tjera të favorshme, kjo është historia e këtij shteti mesjetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat