Takimi me Kurtin/ Abdixhiku tregon se çfarë kërkesa ka për kryeministrin

Aktuale

Takimi me Kurtin/ Abdixhiku tregon se çfarë kërkesa ka për kryeministrin

Nga: A.M. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:13
Pamje nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lidhur se për çfarë kanë biseduar në këtë takim, Abdixhiku ka bërë një postim në Facebook.

Ai ka treguar se i ka bërë dy kërkesa Kurtit lidhur më situatën e krijuar në veri.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Pas propozimit tonë të djeshëm dhe ftesës së Kryeministrit, sot në mëngjes, së bashku me Kryetarin e PDK-së z. Krasniqi, u takuam me Kryeministrin Kurti.

Në takim, shpreha shqetësimet tona për gjendjen e krijuar në Veri. Dhashë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje. Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial.

Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet.

Kryeministrit Kurti i kërkova poashtu koordinim të plotë me aleatët tanë; në veçanti me SHBA-të dhe BE-në. Është përgjegjësi e detyrim i tij dhe Qeverisë që koordinimi të bëhet menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat