Ramë Lahaj-Edi Ramës: Vëllau i madh e nxen edhe vendin e babës, si vllazën duam me ju pa gjithmonë

Aktuale

Ramë Lahaj-Edi Ramës: Vëllau i madh e nxen edhe vendin e babës, si vllazën duam me ju pa gjithmonë

Nga: H.O. Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:47
Ramë Lahaj

Këngëtari shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kosovë, duke thënë se si asnjëherë më parë është i lumtur me qasjen e tij si në takimin me OKB ashtu edhe me këtë vizitë.

Lahaj shkruan se ‘vëllau i madh është e duhet të jetë përkrahë të voglit, sepse nxen edhe vendin e babës’.

Ai shkruan tutje se ‘si vllazen duam me ju pa gjithmonë krah për krah me njani tjetrin. Kemi vuajt mjaftueshëm, ju andej kufini e na knej’.

Postimi i plotë:

Vllau i madh asht e duhet të jetë krah për të voglin, për ma shumë që nxen edhe vendin e babës,  atëherë kur ai nuk rron ma. Si asnjiherë  ma parë, i lumtunum jam  me qasjen e Kryeministrit Edi Rama, si me takimin e tij me OKB, e po ashtu edhe me vizitën e tij në Prishtinë.

 Kështu të duam ne  shqiptaret gjithandej globit. Si vllazen duam me ju pa gjithmonë krah për krah me njani tjetrin. Kemi vuajt mjaftueshëm, ju andej kufini e na knej. Asht koha ma shumë se kurr të bashkohmi për të mirën e perbashkët! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat