Presidentja e Komisionit Evropian nesër në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Aktuale

Presidentja e Komisionit Evropian nesër në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 17:08
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën nesër, më 29 shtator 2021, si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë vizitës, presidentja e KE-së do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti.

Presidentja Von Der Leyen do ta vizitojë edhe kopshtin “Cicërimat” në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së.

Agjenda e plotë:

E Mërkurë, 29 Shtator 2021

09:00 Takimi me Presidenten Vjosa Osmani

Vendi: Krahu i Presidentes, Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi para takimit)

10:00 Takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Vendi: Zyra e Kryeministrit (mundësi fotografimi jashtë ndërtesës)

11:00 Vizita në Kopshtin ‘Cicërimat’, konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti

Vend mbajtja: “Kopshti i fëmijëve” – Kalabri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat